Termat dhe Kushtet

Mirë se vini në Dress to Impress! Ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet tona përpara se të rezervoni një fustan.

  1. Rezervimi i Fustaneve
    Të gjitha rezervimet e fustaneve bëhen ekskluzivisht përmes faqes tonë të internetit.

  2. Marrja e Fustanit dhe Kontrata
    Në momentin që merrni fustanin, ju do të nënshkruani një kontratë që siguron se fustani nuk do të dëmtohet dhe do të kthehet përsëri në gjendjen e tij origjinale. Në rast të dëmtimit të fustanit, do të ndiqeni ligjërisht për të mbuluar dëmet e shkaktuara.

  3. Dokumentacioni i Nevojshëm
    Për të marrë fustanin, do të bëjmë një kopje të letërnjoftimit tuaj. Kjo është e nevojshme për verifikimin e identitetit dhe sigurimin e produktit tonë.

  4. Sigurimi dhe Pagesat
    Përveç pagesës për qiranë e fustanit, klientja duhet të lërë një depozitë sigurimi prej 40% të shumës totale. Kjo shumë do t’ju kthehet kur të ktheni fustanin në gjendjen e tij të paprekur.

  5. Rregullat për Përdorimin e Fustaneve
    Fustanet nuk duhet të pastrohen, priten, zgjaten, ngushtohen apo modifikohen në asnjë mënyrë nga klientja. Çdo modifikim apo dëmtim i fustanit konsiderohet si shkelje e kontratës dhe depozita e sigurimit nuk do të kthehet.

  6. Pastrimi i Fustaneve
    Ne e bëjmë vetë pastrimin e fustaneve pas çdo përdorimi. Ju lutemi të mos tentoni të pastroni fustanin vetë, pasi kjo mund të shkaktojë dëme të cilat mund të ndikojnë në kthimin e depozitës së sigurimit.

  7. Marrja dhe Kthimi i Fustaneve
    Fustanet duhet të merren dhe të kthehen personalisht në adresën tonë. Ne nuk sigurojmë postë ose transport për dërgimin dhe kthimin e fustaneve.

Duke përdorur shërbimet tona, ju pranoni dhe bini dakord me termat dhe kushtet e përmendura më sipër. Ne ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!